Kina bën thirrje për mbrojtjen e shkëmbimeve arsimore

2019-06-03 20:36:09 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Arsimit e Kinës lëshoi të hënën paralajmërin e parë të sivjetshëm për studentët që duan të studiojnë në ShBA. Kohët e fundit, disa studentë kinezë hasën probleme në marrjen e vizave studentore për në ShBA si zgjatje e kohës së shqyrtimit, shkurtim i afatit të vlefshmërisë dhe shtim refuzimesh.

Ministria e Arsimit e Kinës i paralajmëroi studentët për këto të papritura dhe i bëri thirrje që të marrin masa parakohe për vlerësim më të kujdesshëm dhe përgatitje të plotë për problemet që mund të vijnë si pasojë e refuzimit të vizës.

Që nga viti 2018, nën pretekstin e lëvizjes "anti-spiunazh", ShBA-ja nisi kufizimin e dhënies së vizave për banorët kinezë. Sipas të dhënave të Këshillit të Bursave të Kinës, ndër 10,313 aplikues që planifikuan të studionin në ShBA me bursë kineze, 331 nuk u pajisën me viza. Kjo shifër përbën 3.2% të aplikuesve, ndërsa në tremujorin e parë, kjo përqindje u ngrit deri në 13.5%.

Gjatë katër dekadave pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike kino-amerikane, shumë studentë kinezë që u rikthyen në Kinë pas mbarimit të studimeve në ShBA dhanë kontribut për zhvillimin e vendit. Ndërkohë, ShBA-ja përvetësoi forca të reja për rritjen ekonomike dhe zhvillim novativ me pjesëmarrjen e studentëve kinezë që studiuan atje. Tani, Kina është vendi më i madh i burimit të studentëve të huaj të ShBA-së, duke zënë gati 1/3 e numrit të përgjithshëm të studentëve ndërkombëtarë. Vetëm në vitin 2017, të ardhurat e ShBA-së nga studentët kinezë ishin afro 13.9 miliardë dollarë amerikanë.

Mirëpo, disa politikanë amerikanë me ideologjinë e lojës së "shumës zero", propozojnë jo vetëm opresione në fushat tregtare dhe teknologjike, por edhe në arsim, duke spekuluar se studentët kinezë janë spiunë, madje duke mbyllur laboratore me pjesëmarrjen e studiuesve kinezë. Ata synojnë të krijojnë atmosferë paniku për t'i shërbyer realizimit të qëllimeve të tyre politike.

Por, veprimet e këtyre politikanëve nuk mund të mbulojnë sytë e specialistëve të arsimit. Rektorët e shumë universiteteve amerikane si Harvard, Yale, Stanford etj., kanë shprehur në mënyrë të hapur mirëseardhje për studentët dhe studiuesit kinezë.

Kina i kushton gjithmonë rëndësi hapjes në fushën arsimore. Vitin e kaluar, numri i studentëve kinezë që studionin jashtë vendit arriti në 662.1 mijë, ose 8.83% më shumë se vitin 2017. Ndërsa, 492.2 mijë studentë ndërkombëtarë studiuan në 1004 instituticione arismore kineze për studim ose kualifikim. Pavarësisht ndryshimeve në fushën politiko-ekonomike, Kina do të zgjerojë më tej hapjen në fushën arsimore, duke mirëpritur më shumë studentë të huaj të studiojnë ose të njohin nga afër Kinën, duke marrë pjesë edhe në procesin e zhvillimit të vendit.(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore