Kina nis hetimet ndaj Fedex për interesat e përdoruesve

2019-06-02 10:36:56 CRI Komenti juaj Printoni

Kina shpalli të shtunën se kompania amerikane e postës Fedex nuk ka dërguar pakot sipas adresës dhe ka dëmtuar rëndë interesat e ligjshme të përdoruesve. Kjo ka shkelur rregullat ligjore përkatëse të sektorit të postës dhe pala kineze do të hetojë çështjet përkatëse, nëse veprimi nga Fedex-i është thjesht një gabim në punë apo një "bashkëpunim" me qeverinë amerikane.

Lidhur me këtë çështje, drejtori i Drejtorisë Shtetërore Postare të Kinës, Ma Junsheng u shpreh në një intervistë eksklusive për CMG-në se çdo ndërmarrje në sektorin postar duhet të zbatojë ligjet dhe rregullat e Kinës dhe nuk duhet të dëmtojnë të drejtat e interesat e ligjshme të ndërmarrjeve dhe përdoruesve kinezë.

Ai theksoi: "Kohët e fundit, kemi marrë ankesa nga përdoruesit. Kompania amerikane Fedex dërgoi postat në adresat e tjera pa njoftim ose miratim nga përdoruesit. Kjo ka dëmtuar rëndë ligjet dhe rregulloret e sektorit të postës së shpejtë të vendit tonë, si edhe të drejtat dhe interesat e ligjshme të përdoruesve. Prandaj, sektorët përkatës të Kinës kanë vendosur të hetojnë këtë çështje."

Sipas ligjit postar në Kinë, kompanitë postare duhe të garantojnë lirinë e kontaktimit, nuk duhet të bëjnë dërgesa në adresë të gabuar, nuk mund të fshehin pakot, dhe nuk mund t'i hapin ato pa leje, apo nuk mund t'ua kalojnë pakot të tjerëve. Në bazë të rregullave përkatëse, Kina shprehur pakënaqësi të fortë, duke vendosur nisjen e hetimit ndaj çështjeve përkatëse.

Si një kompani që ka shumë vjet që operon në tregun kinez, Fedex duhet të bashkëpunojë me sektorët kinezë të hetimeve dhe pala kineze ka të drejtë që të bëjë denoncim ndaj veprimeve të kompanisë sipas rezultatit hetimor. Të gjitha interesat ligjore të ndërmarrjeve dhe punonjësve e tyre në Kinë duhet të mbrohen sipas ligjit.

Tani, Kina ka krijuar një "listë subjektesh jo të besueshme" dhe do të marrë të gjitha masat e nevojshme ligjore dhe administrative kundër subjekteve të përfshira në këtë listë sipas ligjeve dhe rregullave përkatëse të Kinës. Hetimet ndaj Fedex-it do të jetë një paralajmërim për kompanitë, organizatat dhe individët e tjerë të huaj, sidomos për ata që nuk veprojnë sipas ligjeve dhe rregullave të Kinës.

Kina është një treg i madh dhe me fitime të mëdha. Kompanitë e huaja janë mirëpritur në Kinë, por duhet të respektojnë ligjet dhe rregullat e Kinës, të zbatojnë rregullat e tregut dhe parimet e kontratës dhe nuk duhet të bllokojnë ndërmarrjet kineze me qëllime jo-komerciale dhe nuk mund të dëmtojnë interesat e ligjshme të konsumatorëve kinezë. Vetëm në këtë mënyrë, ndërmarrjet e huaja do të kenë një mundësi të gjerë zhvillimi në Kinë. (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore