Shqipëri, organizohet finalja e Konkursit të 18-të të "Chinese Bridge"

2019-05-31 11:01:35 CRI Komenti juaj Printoni

Finalja e Konkursit të 18-të të "Chinese Bridge" u zhvillua të martën në Tiranë. Të pranishëm në këtë veprimtari ishin ambasadori i Kinës në Shqipëri z. Zhou Ding, zv.rektorja e Universitetit të Tiranës, Gentiana Kera si dhe përfaqësues të shoqatave kino-shqiptare dhe mësues e nxënës të Institutit të Konfucit pranë Universitetit të Tiranës.

Ambasadori Zhou tha në fjalimin e tij se, "Chinese Bridge" është bërë një markë e njohur botërore dhe po luan një rol të rëndësishëm për nxitjen e arsimit të kinezishtes nëpër botë, për nxitjen e njohjes së njerëzve të botës ndaj kulturës kineze si dhe për forcimin e miqësisë midis popujve të ndryshëm. Sivjet tema e konsursit është "Një botë, një familje", e cila reflekton konceptin tradicional të kombit kinez që kërkon rendin e mirë publik, do paqen dhe propozon harmoninë. Në epokën e re, koncepti "Një botë, një familje" është i rëndësishëm për nxitjen e shkëmbimeve midis qytetërimeve të ndryshme dhe për bashkëjetesë harmonike si dhe hapjen e një rruge të rë të zhvillimit paqësor me karateristika të bashkëpunimit, përfitimit dhe ndërtimit të përbashkët. Gjuhëtari i njohur shqiptar Eqerem Çabej ka thënë, "Gjuha është pasqyra më e qartë e një kombi dhe e kulturës së tij." Shpresojmë që studentët e pranishëm të vazhdojnë të studiojnë kinezishten, për të ndërtuar urën e miqësisë midis Kinës dhe Shqipërisë, tha ambasadori kinez në Tiranë.

Gjatë finales së edicionit të 18-të të konkursit, 10 pjesëmarrës konkurruan në 3 faza, fjalimi kryesor, pyetësori për njohuritë dhe shfaqja e talentit. Fituesit e vendit të parë dhe të dytë do të marrin pjesë në konkursin ndërkombëtar të "Chinese Bridge" në Kinë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore