Raporti i KE: Tregu financiar i mirëkapitalizuar, faktor i mirëfunksionimit të ekonomisë

2019-05-31 09:25:54 CRI Komenti juaj Printoni
Komisioni Europian në progresraport vlerëson se, ulja e stokut të kredive joperformuese ka përmirësuar stabilitetin e sektorit bankar, si një ndër shtyllat kryesore të mirëfunksionimit të një ekonomie dhe të një shteti në tërësi.

Norma e kredive me probleme mbi totalin e kredisë ra në 11% në fund të 2018-ës, citon raporti, nga 15,6% që ishte në 2017. Pavarësisht se rënia më e madhe vjen si pasojë e heqjes së tyre nga bilanci i bankave, bankat shqiptare kanë arritur të zgjidhin më shumë kredi të këqija nëpërmjet ekzekutimit të kolateralit, sesa në 2017.

Ndër të tjera raporti vlerëson se, Shqipëria është në linjë me standardet ndërkombëtare për sa i përket mbikëqyrjes dhe menaxhimit bankar.

"Në tërësi, përfshirja financiare mbetet e ulët, me vetëm 40% të të rriturve dhe 75% të ndërmarrjeve që kanë një llogari bankare", nënvizon progresraporti, duke shtuar se Banka e Shqipërisë ka përgatitur një plan për të nxitur përfshirjen financiare, që është shumë e rëndësishme në uljen e informalitetit. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore