Kapitali ndërkombëtar tregon besimin te ekonomia kineze

2019-05-28 21:01:26 CRI Komenti juaj Printoni

 

Ofruesi më i madh global i treguesve "MSCI" ngriti të martën, sipas planit, përqindjen e aksioneve të kategorisë A të Kinës në treguesit bazë globalë të tij. Deri tani, 26 aksione kineze të kategorisë A janë shtuar në Treguesin e MSCI-së të Kinës, i cili përfshin 264 aksione gjithsej.

Tregjet ndërkombëtare të kapitaleve kanë treguar kështu me veprime konkrete besimin e tyre te ekonomia kineze.

Një besim i tillë vjen nga koncepti i thjeshtë i zhvillimit që ka ndjekur Kina: të bëjmë sa më mirë punën tonë. Me mbështetjen e këtij koncepti, Kina ka dhënë kontribut për më shumë se 30 % të rritjes ekonomike globale. Në vitin e kaluar, prodhimi i brendshëm bruto i Kinës i ka kaluar 13 trilionët dollarët amerikanë, PBB-ja për frymë arriti në afro 10 mijë dollarë amerikanë dhe vlera e përgjithshme e import-eksportit të Kinës ishte mbi 4.3 trilionë dollarë amerikanë.

Zv.kryetari i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe të Reformës të Kinës Ning Jizhe i përshkroi karakteristikat e ekonomisë kineze në katër muajt e parë të këtij viti me anë të "pesë qëndrueshmërive": qëndrueshmëria e rritjes ekonomike, qëndrueshmëria e funksionimit të objekteve ekonomike, qëndrueshmëria e punësimit, qëndrueshmëria e çmimeve në treg dhe qëndrueshmëria e bilancit ndërkombëtar të pagesave.

Afro 50 % e ndërmarrjeve të ndikuara nga tarifat e shtuara ndaj produkteve kineze të eksportuara në ShBA janë të huaja, duke përfshirë shumë kompani amerikane. Ditët e fundit, gjiganti amerikan i prodhimit të aluminit "Novelis" shpalli në Shangai se fabrika e tij në qytetin Changzhou të Kinës Juglindore do të fillojë aktivitetin e prodhimit në fund të këtij viti, për t'i furnizuar me produkte kompanitë e automjeteve me energji të re, si degën e kompanisë "Tesla" në Kinë, NIO, BYD, SAIC etj. Një përgjegjës i kësaj kompanie tha se "Novelis" është optimist për perspektivën e tregut kinez, tregu më i madh i automjeteve në botë. Ai tha se shpreson që "mjedisi i qëndrueshëm i zhvillimit të biznesit nuk do të ndikohet nga fërkimet ekonomiko-tregtare."

Në dhjetëditorin e 2-të të këtij muaji, Dhoma Amerikane e Tregtisë në Kinë bëri një sondazh me afro 250 ndërmarrje amerikane në Kinë, sipas të cilit mbi 80 % e tyre pranuan ndikimet negative të sjella nga tarifat e palës amerikane. Por ata thanë se do të kundërpërgjigjen nëpërmjet zhvillimit të mëtejshëm në tregun kinez.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore