John Bolton po e bën diplomacinë amerikane të priret drejt humbjes së kontrollit

2019-05-26 11:59:49 CRI Komenti juaj Printoni

Profesori i Akademisë Ushtarake Detare të ShBA-së Tom Nichols publikoi një artikull në gazetën "USA Today", ku analizoi lëvizjet e diplomacisë amerikane në kohët e fundit, duke shprehur mendimin se politika e jashtme amerikane po priret drejt humbjes së kontrollit. Në çështjet diplomatike, këshilltari për sigurinë kombëtare i presidentit John Bolton po luan rol gjithnjë e më shumë.

Kur kishte detyrën e përfaqësuesit të përhershëm të ShBA-së në OKB, Bolton e shfaqi një herë mendimin e vet duke u shprehur në këtë mënyrë: "ShBA-ja do ta nxitë OKB-në të luajë rolin e vet vetëm kur të dojë ajo (ShBA-ja). Kjo është metoda e duhur. Për ShBA-në, çështja e vetme është nëse diçka është në interesin tonë kombëtar. Nëse nuk ju pëlqen kjo, më falni, por kjo është e vërteta." Përveç kësaj, ai e ka shprehur mendimin e vet shumë herë që duhet të sulmohen ushtarakisht Koreja e Veriut dhe Irani.

Pasi u ngarkua me detyrën e këshilltarit për sigurinë kombëtare të presidentit, Bolton ka bërë komente të shumta, si "raketat kineze kërcënojnë Rusinë". Pala ruse u përgjigj se interesat kombëtare të Rusisë janë kërcënuar nga ShBA-ja e NATO-ja, dhe jo nga Kina. Muajin e kaluar, Bolton-i i tha media se ushtria kubane ndihmon presidentin e Venezuelës Nicolas Maduro për ruajtjen e pushtetit të tij. Ministri i Jashtëm i Kubës Bruno Rodriguez u përgjigj me zemërim se Bolton-i është një gënjeshtar i sëmurë, që i ofron Trump-it informacione të gabuara.

Kandidati në zgjedhjet presidenciale në ShBA Bernie Sanders u shpreh ditët e fundit se ShBA-ja nisi luftën e Irakut në të kaluarën në bazë të gënjeshtrave dhe Bolton është një ndër "krijuesit" e kësaj lufte. Sot, ai dëshiron që ShBA-ja të nisë luftën me Iranin.

Në fakt, jo vetëm Bolton-i, por edhe Mike Pompeo, Peter Navarro dhe të tjerë "skifterë lufte" po manipulojnë diplomacinë e Shtëpisë së Bardhë. Ata dëshirojnë që ShBA-ja të jetë hegjemonia e vetme e botës.

Në 30 vitet e kaluara, janë forcuar shumë vendet në zhvillim, të cilat janë bërë motorët kryesore për rritjen e ekonomisë botërore. Sipas parashikimit të një raporti të publikuar nga Kina në dhjetor të vitit të kaluar, deri në vitin 2035, Prodhimi i Përgjithshëm Bruto i vendeve në zhvillim do ta kalojnë atë të vendeve të zhvilluara.

Në këtë sfond, rendi politik botëror i formuar nga ShBA-ja pas Luftës së Dytë Botërore, po përballon sfida dhe rregullime. ShBA-ja është tërhequr nga organizatat e ndryshme, ka shtuar presionin ndaj Rusisë, nisi luftën tregtare me Kinën dhe ka vendosur sanksione ndaj ndërmarrjeve kineze për të frenuar zhvillimin tekniko-shkencor të Kinës.

Në botën e sotme, Bolton-i dhe përfaqësuesit e "skifterëve të luftës" dëshirojnë t'i zgjidhin problemet e reja nëpërmjet metodave të vjetra. Atyre u mungon besimi për përballimin e ndryshimit të strukturës politike të kohës. Konfliktet kanë dobësuar fuqinë kombëtare, besueshmërinë dhe ndikimin e ShBA-së. Prirja e humbjes së kontrollit nga diplomacia amerikane mund t'i sjellë ShBA-së rreziqe shumë të mëdha.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore