Nis në Kentucky Forumi i 5-të i Guvernatorëve Kinë-ShBA

2019-05-24 10:39:03 CRI Komenti juaj Printoni

Ambasadori i Kinës në ShBA, Cui Tiankai

Në shtetin amerikan të Kentucky-t ka nisur Forumi i 5-të i Guvernatorëve Kinë-ShBA. Në këtë veprimtari zyrtarët nga të dy vendet kanë shprehur optimizmin e tyre për bashkëpunimin e ardhshëm në nivelin e pushtetit vendor.

Ambasadori i Kinës në ShBA Cui Tiankai tha që bashkëpunimi midis pushteteve vendore të të dy vendeve është një "pikë e ndritshme" në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe dhe do të bëhet një nxitëse e re e bashkëpunimit edhe në fusha të tjera.

Duke pranuar pasigurinë në rritje me të cilën përballen marrëdhëniet Kinë-ShBA, përfaqësuesi diplomatik i Kinës në ShBA shprehu dëshirën që lidhjet pozitive në nivel vendor të fitojnë mbi aspektet negative në marrëdhëniet dypalëshe.

Shteti amerikan Kentucky organizon sivjet Forumin e Guvernatorëve Kinë-ShBA, që do të zgjasë tre ditë. Në kuadër të kësaj ngjarjeje zhvillohen dialogë mbi temat e ndryshme, si tregtia, kultura dhe arsimi. Do të mbahet gjithashtu një ceremoni e nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit midis qytetit kinez Chongqing dhe shtetit Kentucky.

(Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore