Kina shpall listën e re negative për të përmirësuar tregtinë e shërbimeve

2019-05-24 10:34:02 CRI Komenti juaj Printoni

Kina do të nxitë zbatimin e sistemit të menaxhimit me listë negative për tregtinë ndërkufitare të shërbimeve.

Një zyrtar i Ministrisë së Tregtisë thotë se sistemi do të ndihmojë në hapjen e mëtejshme të industrisë kombëtare të shërbimeve.

Të dhënat tregojnë se vëllimi i përgjithshëm i tregtisë së jashtme të shërbimeve të Kinës arriti në 5.2 trilionë juanë vitin e kaluar, duke u rritur 12 për qind krahasuar me vitin 2017 dhe duke e bërë Kinën të renditet e dyta për tregtinë e shërbimeve, pas ShBA-së.

Një studiues në Akademinë Kineze të Tregtisë Ndërkombëtare thotë se sistemi i ri do të ndihmojë zonat e tregtisë së lirë dhe rajonet përreth tyre, si Delta e Lumit Jance dhe Delta e Lumit Zhujiang, për t'u bërë një shtyllë e re e rritjes së tregtisë moderne globale të shërbimeve.

Tregtia e shërbimeve ka të bëjë me shitjen dhe dorëzimin e të ashtuquajturave "produkte jomateriale", si transporti, turizmi dhe telekomunikacioni.(Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore