"Huawei" futet në listën e markave më të vlefshme të "Forbes"-it

2019-05-24 10:16:33 CRI Komenti juaj Printoni

"Huawei" ka zënë vendin e 97-të në listën e 100 markave më të vlefshme të "Forbes"-it, me një vlerë 8 milardë dollarë, duke qenë marka e vetme kineze në këtë listë.

Marka "Apple" është e para në listë për nëntë vjet me radhë. Vlera e "Apple"-it arrin në 206 miliardë dollarë, duke u bërë marka e parë që i kalon 200 miliardë dollarët.

"Google" renditet menjëherë pas "Apple"-it, me një vlerë prej 168 miliardë dollarësh, 23 % më shumë se vitin e kaluar. Në vendin e tretë dhe të katërtin ndodhen përkatësisht "Microsoft" dhe "Amazon". (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore