Çmenduri të bllokosh një treg me 1.4 miliard njerëz!

2019-05-24 17:44:43 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit, shumë kompani të huaja u shprehën se kanë ndaluar bashkëpunimin me kompaninë kineze "Huawei", pas vendimit të qeverisë amerikane për të bllokuar gjigantin kinez të teknologjisë.

Kjo tregon se vendimi i Uashingtonit ndaj eksporteve të Huawei-t ka dëmtuar interesat e shumë ndërmarrjeve, duke përfshirë ato amerikane.

Disa politikanë amerikanë po tentojnë bllokimin e një tregu të madh si Kina me rreth 1.4 miliard banorë. Kjo është vërtetë një ëndërr e çmendur!

Mund të shohim se për të bllokuar tregun e Kinës, ShBA-ja nga njëra anë ka shtuar tarifat doganore, duke nisur luftë tregtare dhe nga ana tjetër fabrikon spekulime, duke nisur sulme në fushën e opinionit publik.

Ndërkohë, sa më shumë që SHBA-ja godet Kinën me tarifa dhe spekullime, kjo e fundit përparon në investime dhe tregti të jashtme.

Në 4 muajt e parë, Kina pati një rritje prej 6.4% në shfrytëzimin e investimeve të huaja dhe vëllimi i import-eksportit pati një rritje prej 4.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kryesisht, rritja e tregtisë mes Kinës dhe vendeve përgjatë nismës "Një brez, një rrugë" arriti në 9.1%, ose 4.8 për qind më e lartë se rritja e përgjithshme e tregtisë së jashtme. Në Forumin për Bashkëpunimin Ndërkombëtar "Një brez, një rrugë" u nënshkruan mbi 100 dokumente bashkëpunimi shumëpalëshe me vlerë të përgjithshme mbi 64 miliardë dollarë.

Kjo dëshmon se diversifikimi në tregun ndërkombëtar sigurisht që ka shtuar aftësinë e ekonomisë kineze për të përballuar rreziqet përkatëse. Zinxhiri industrial global i bazuar nga kërkesat e vendeve të ndryshme për zhvillim dhe nga ligjet e rregullat ekonomike nuk mund të ndërpritet sipas dëshirës së ShBA-së!

Mrekulli
Lajmet Kryesore