Wang: Ministrat e jashtëm të OBSh-së mbështetin qëndrimin e Kinës mbi fërkimet ekonomike me ShBA-në

2019-05-23 10:37:57 CRI Komenti juaj Printoni

Ministrat e jashtëm të OBSh-së e kanë kuptuar dhe e kanë mbështetur qëndrimin e Pekinit lidhur me fërkimet ekonomike e tregtare kino-amerikane. Kështu u shpreh të mërkurën për median këshilltari i shtetit dhe ministër i Jashtëm i Kinës Wang Yi, i cili ndodhej në Bishkek të Kirgizistanit për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.

 

Wang Yi tha se fërkimet e fundit ekonomike dhe tregtare Kinë-ShBA kanë ngjallur shqetësim të madh në bashkësinë ndërkombëtare.

"Në mbledhje u thashë ministrave të jashtëm të OBSh-së se pikërisht për shkak se ShBA-ja nuk dëshiron të zgjidhë shqetësimet e ligjshme të Kinës, po përkundrazi ka marrë masa ekstreme, konsultimet kanë pasur rezultate zhgënjyese. Dua të theksoj se veprimet e Kinës nuk janë vetëm për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e saj të ligjshme, por edhe për të ruajtur normat e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe për të mbrojtur sistemin e tregtisë së lirë", u shpreh kreu i diplomacisë kineze.

Wang shtoi se faktet e paraqitura nga pala kineze janë mbështetur gjerësisht nga ministrat e jashtëm të OBSh-së. Në komunikatën për shtyp në përfundim të takimit shprehet qartë se shtetet anëtare të OBSH-s duhet të kundërshtojnë së bashku unilateralizmin dhe proteksionizmin tregtar të çdo forme.

Mrekulli
Lajmet Kryesore