ZTE-ja hap laboratorin e parë të sigurisë kibernetike në Evropë

2019-05-23 10:35:54 CRI Komenti juaj Printoni

Firma teknologjike kineze ZTE ka hapur laboratorin e vet të parë të sigurisë kibernetike në Romë.

Kompania thotë se laboratori synon t'u ofrojë konsumatorëve dhe rregullatorëve në mbarë botën shërbimet e vlerësimit të sigurisë dhe të auditimit, duke përfshirë shqyrtimin e burimit të kodit të produkteve të ZTE-së e të dokumentit procedural, si edhe auditimin e projektit të sigurisë.

Laboratori do të shërbejë edhe si një platformë e bashkëpunimit dhe e kërkimeve, duke e lejuar këtë sektor të kryejë studime të thella në fushën e sigurisë.

ZTE-ja është një nga furnizueset kryesore ndërkombëtare të pajisjeve të telekomunikacionit për klientë të tillë si operatorët e telefonisë së lëvizshme, duke konkurruar me kompani si "Huawei", "Ericsson" dhe "Nokia". (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore