Turqia dërgon personel në Rusi për trajnimin mbi sistemin S-400

2019-05-23 10:28:18 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri turk i Mbrojtjes bëri të ditur se Turqia ka dërguar personel ushtarak në Rusi për trajnim lidhur me sistemin e mbrojtjes ajrore S-400.

Hulusi Akar tha se trajnimi do të vazhdojë në disa muajt e ardhshëm.

Sipas tij, Turqia po bën përgatitje për sanksione të mundshme nga pala amerikane mbi blerjen e sistemit S-400.

Uashingtoni ka paralajmëruar se Ankaraja mund të përballet me sanksione nëse këmbëngul për marrjen e këtij sistemi në korrik.(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore