Forcohen lidhjet ekonomike midis Kinës dhe Hungarisë

2019-05-23 10:07:46 CRI Komenti juaj Printoni

Të dhënat tregojnë se lidhjet ekonomike ndërmjet Kinës dhe Hungarisë janë zhvilluar shumë gjatë viteve të fundit.

Vëllimi i tregtisë dypalëshe midis Kinës dhe Hungarisë vjet ka shënuar shifrën rekord 11 miliardë dollarë, me një rritje 7.5 për qind në krahasim me vitin 2017.

Vitin e kaluar importet e Kinës nga Hungaria i kaluan 4 miliardë dollarët, ndërsa eksportet kineze në Hungari arritën në 6.5 miliardë, me një rritje përkatësisht 6.5 dhe 8 për qind në krahasim me vitin 2017.

Si vendi i parë europian që ka nënshkruar një dokument bashkëpunimi me Kinën për nismën "Një brez, një rrugë", Hungaria është partnerja e tretë më e madhe tregtare e Kinës në Evropën Qendrore dhe Lindore, kurse Kina është partnerja më e madhe e Hungarisë jashtë BE-së. (Li Huailiang/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore