"Hegjemoni teknike" ndaj Kinës, një ide e çmendur!

2019-05-22 19:34:16 CRI Komenti juaj Printoni

Pas kufizimit ndaj eksportit të kompanisë kineze Huawei, SHBA-ja ka filluar të shpifë që droni i prodhuar nga kompania kineze DJI ka rrezik potencial, duke kërcënuar që të cakohet brenda ca javësh që të përfshihet kompania kineze Hikvision në listën e zezë, me synim që të kufizohet blerja e teknikëve të rinj nga ndërmarrjet amerikane.

Më parë, disa politikanë amerikanë madje bënin "zhurmë" që fitimi nga kompania kineze CRRC në konkurrencën e dizejnimit të metros së ri të Nju Jorkut shkakton kërcënime ndaj sigurisë kombëtare të SHBA-së, duke kërkuar që të bëhet mbikëqyrja mbi këtë.

Brenda një kohe të shkurtër, disa politikanë amerikanë kanë "sulmuar" ashpër ndaj ndërmarrjeve teknologjike të Kinës. Megjithëse SHBA-ja ka epërsi dominuese në teknologji, ushtri dhe ekonomi, por disa politikanë kanë zemër shumë të vogël dhe nuk lejojnë përparimin normal të vendeve të tjera dhe nuk lejojnë kapërcimin e të tjerëve në disa fushë.

Si përfaqësues të sektorit të prodhimit të Kinës, Huawei, DJI, CRRC dhe Hikvision kanë fituar njohjen në tregun global me cilësi të mire dhe çmim të arsyeshëm. Niveli i sigurisë është miratuar nga mbikëqyrjet e vendeve të shumta, si SHBA.

Ndërsa tani, politikanët që zbatojnë "SHBA përpara", kanë hequr dorë nga rregullat e konkurrimit të barabartë dhe kanë abuzuar fuqinë shtetërore, duke bërë "hegjemoninë teknike" ndaj Kinës me krime të pabaza. Qëllimi i tyre është që të pengohet përparimi teknologjik i Kinës dhe të ruhet statusi dominues të SHBA-së.

Ndërkohë, ata po shfrytëzojnë tensionin e mosmarrëveshjeve tregtare, për të maksimalizuar presionet ndaj Kinës. Ky veprim është si një "perdja e hekur" mbi zinxhirin global të prodhimit dhe zinxhirin e vlerës, çka do të ndërpretë lidhjet mes ndërmarrjeve dhe do të dëmtojë rëndë përparimin teknologjik të njerëzimit.

Ekonomisti i njohur amerikan Jeffrey Sachs vuri në dukje direkt që i vetmi gabimi i Kinës është popullsia me 1.4 miliardë. Nëse popullsia ishte Koreja e Jugut, me 50 milionë njerëz, zhvillimi i saj do të vlerësohej nga SHBA-ja si një sukses i madh. Ky është fakti. Kina është kaq e madhe dhe kjo ka hedhur poshtë qëllimi arrogant i SHBA-së për të drejtuar tërë botën.

Pavarësisht çfarë veprimesh do të ndërmarrë SHBA-ja, po të shohim të ardhmen, ndërmarrjet kineze me siguri do të shndërruar bllokim dhe presion nga SHBA-ja në një shans të mirë dhe një fuqi të madhe. Një Kinë me përparim të pandërprer në dallgat, është kundërpërgjigja më e mirë ndaj hegjemonisë së ndryshme! (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore