Konferenca e Ministrave të Tregtisë e APEC-ut thekson ruajtjen e sistemit tregtar shumëpalësh

2019-05-20 11:29:47 CRI Komenti juaj Printoni

Të dielën u mbyll në Vinja del Mar të Kilit Konferenca e 25-të e Ministrave të Tregtisë e APEC-ut. Në deklaratën e përbashkët që u publikua pas konferencës, u vu fokusi te ruajtja e sistemit tregtar shumëpalësh.

Në deklaratë palët zotohen për të nxitur realizimin e "Objektivave të Bogorit", për të krijuar një mjedis të lirë e të hapur për biznesin dhe investimet dhe për të thelluar integrimin ekonomik të Azi-Paqësorit. Sipas deklaratës, ekonomitë e APEC-ut njohin kontributin e OBT-së ndaj tregtisë botërore, dhe pranojnë të zbatojnë masat e duhura për të përmirësuar funksionimin e OBT-së.

Li Chenggang, ndihmësministri kinez i Tregtisë, i cili mori pjesë në konferencë si përfaqësuesi i ministrit të Tregtisë të Kinës, tha pas konferencës se, me rritjen e proteksionizmit, sistemi tregtar shumëpalësh po përballet me shumë sfida. Deklarata e përbashkët nuk u arrit lehtësisht, megjithatë ajo lëshoi një sinjal shumë të fortë dhe pozitiv. Anëtarët e APEC-ut e çmojnë shumë sistemin tregtar shumëpalësh në bazë të rregullave, të mosdiskriminimit, të transparencës dhe të gjithëpërfshirjes, dhe do të ruajnë efektivitetin dhe autoritetin e rregullave të OBT-së.

Njoftohet se takimi jozyrtar i liderëve të APEC-ut i vitit 2019 do të zhvillohet në nëntor në Kili.(Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore