Zviceranët votojnë për forcimin e ligjeve për armët

2019-05-20 11:26:38 CRI Komenti juaj Printoni

Votuesit në Zvicër kanë mbështetur forcimin e ligjeve për armët në përputhje me rregulloret e Bashkimit Evropian.

Pothuajse 64 % e pjesëmarrësve në referendumin e së dielës votuan për kufizime më të ashpra ndaj armëve gjysmautomatike dhe automatike.

Zvicra nuk është anëtare e BE-së, po rrezikonte largimin nga Zona e Shengenit nëse do të votonte "jo"-në.

Gati 48 % e familjeve zvicerane kanë një armë, një ndër përqindjet më të larta të pronësisë private në Evropë.

BE-ja u kishte kërkuar autoriteteve zvicerane të forconin ligjet e armëve në përputhje me rregullat e miratuara nga BE-ja pas sulmeve terroriste të Parisit në vitin 2015.

Propozimi fillestar i BE-së nxiti kritika në Zvicër, sepse kjo do të thotë ndalim i traditës së ish-ushtarakëve për të mbajtur armët e tyre mësymëse. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore