Ekspozita e Artit Digjital Aziatik, kombinim i kulturave tradicionale me teknologjitë moderne

2019-05-20 11:23:15 CRI Komenti juaj Printoni

Ekspozita e Artit Digjital Aziatik, e hapur në Pekin, paraqet një kombinim të kulturave tradicionale aziatike me teknologjitë moderne.

Ekspozita, si pjesë përbërëse e aktiviteteve kulturore të Konferencës për Dialogun e Qytetërimeve Aziatike, ka tërhequr 30 artistë nga 12 vende e rajone për shfaqjen e veprave të tyre.

Përgjegjësi i ekspozitës Fei Jun tha: "Duke folur për atë se ç'është një botë interesante, mendoj se njerëz të ndryshëm kanë pikëpamje të ndryshme. Besojmë se teknologjitë digjitale dhe arti digjital jo vetëm do të shfaqin synimet artistike të një artisti, por do t'u japin mundësi vizitorëve të thjeshtë të shprehin idetë e tyre krijuese."

Ndër 47 veprat e ekspozuara, bukurshkrimi kinez, kungfuja kineze, Opera e Pekinit dhe elemente të tjera të kulturës tradicionale kineze janë interpretuar në mënyrë të re me teknologjitë digjitale.

Organizatorja e ekspozitës Huang Ying tha:

"Nëpërmjet imazheve digjitale, realitetit virtual, inteligjencës artificiale dhe disa pajisjeve e aparateve ndërvepruese, mund të paraqitet nga shumë përmasa e kënde domethënia e kulturës tradicionale dhe, njëkohësisht, mund të promovohen edhe shkëmbimet në aspekte të ndryshme midis kulturave aziatike, përfshirë bashkëjetesën dhe integrimin e qytetërimeve aziatike me teknologjitë moderne." (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore