Shkolla e Biznesit e Londrës studion suksesin e "WeChat"-it

2019-05-20 11:17:46 CRI Komenti juaj Printoni

.

 "WeChat"

Aplikacioni "WeChat" tani është duke u studiuar nga studentët e Shkollës së Biznesit të Londrës.

Shkolla paraqiti një studim rasti për kompaninë me titull "Inovacioni dhe shkathtësia në 'WeChat'-in e 'Tencent'-it".

Ke Lianghong, bashkautor i këtij studimi mbi "WeChat"-in, thotë:

"Arsyeja që e kemi zgjedhur si një rast biznesi për Shkollën e Biznesit të Londrës është se ata janë shumë novatorë, dhe sidomos sepse kanë një miliard përdorues."

Studimi përshkruan si lindi dhe u rrit "WeChat"-i, dhe se si po dominon pjesën më të madhe të jetës së përditshme në Kinë.

Studimi gjithashtu jep njohuri se si funksionon "WeChat"-i dhe sfidat strategjike me të cilat ballafaqohet tani.

Julian Birkinshaw, zëvendësdekani i Shkollës së Biznesit të Londrës, shprehet:

"Pra, 'Tencent'-i është pa dyshim shumë i suksesshëm në dy mënyra. E para, është sigurisht kompania më e madhe e lojërave në botë, dhe nganjëherë kjo është për shkak të gjërave që ka krijuar, nganjëherë edhe prej kompanive që ka blerë. Së dyti, siç do t'u tregoj studentëve më vonë sot, suksesi i 'WeChat'-it ka ardhur prej krijimit të një platforme dhe një rrjedhe të qëndrueshme të inovacioneve të përdoruesve. Dhe mendoj se shumë kompani perëndimore mund të mësojnë shumë nga ky sukses."

"WeChat"-i ishte fillimisht një aplikacion social.

Sistemi i pagesës me "WeChat" është krijuar nga "Tencent"-i në vitin 2014. Tani ai numëron 1 miliard përdorues aktivë mujorë në mbarë botën, 12 për qind më shumë nga rreth milionë në tremujorin e katërt të 2016-s.(Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore