Universiteti i Pekinit fillon pranimin e studentëve të inxhinierisë robotike

2019-05-20 11:13:32 CRI Komenti juaj Printoni

Universiteti i Pekinit, një ndër universitetet më të mira në Kinë, ka filluar të regjistrojë kontigjentin e parë të studentëve të inxhinierisë robotike.

Siç mësohet, lëndët e kësaj dege do të përfshijnë dinamikën dhe kontrollin e robotëve, projektimin e strukturës biomimetike, perceptimin inteligjent dhe komunikimin midis njeriut dhe kompjuterit.

Kursi i parë do të përbëhet nga 20 deri në 30 studentë.

Universiteti i Pekinit është ndër 35 universitetet në Kinë që pranojnë studentë për robotikën dhe inteligjencën artificiale.(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore