Tianjin-i krijon 300 stacione bazë për teknologjinë 5G

2019-05-20 11:11:54 CRI Komenti juaj Printoni

Mbi 300 stacione bazë të teknologjisë 5G janë krijuar në qytetin kinez të Tianjin-it.

Kompania "China Mobile" thotë se Tianjin-i do të përfshihet në grupin e parë të qyteteve kineze që do të kenë mbulim të pandërprerë me rrjetin 5G.

"China Mobile" ka themeluar një laborator të inovacionit të teknologjisë 5G dhe ka filluar mbi 20 projekte të demonstrimit të 5G-së, për të nxitur zhvillimin e kësaj teknologjie në qytet.

Parashikohet se deri në vitin 2021, teknologjia 5G do të përdoret në fusha si qytetet inteligjente, transporti portual dhe trajtimi mjekësor inteligjent. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore