"Boeing"-u përfundon përditësimin e softuerit të aeroplanëve "737 Max"

2019-05-20 11:06:19 CRI Komenti juaj Printoni

"Boeing"-u ka njoftuar se ka përfunduar përditësimin e softuerit të kontrollit të fluturimit, që ka pasur ndikim në dy aksidentet vdekjeprurëse që përfshijnë modelin "737 Max".

Sipas kompanisë, janë bërë 207 fluturime provë me softuerin e ri.

Kritikët thonë se "Boeing"-u ka nxituar me modelin e ri të "Max"-it, por kompania e kundërshton këtë.

Në aksidentet në Indonezi dhe Etiopi, një sistem automatik gabimisht i ktheu hundët e avionëve poshtë në përgjigje të leximeve të gabuara nga një sensor i vetëm.

Pilotët nuk ishin në gjendje të rifitonin kontrollin e aeroplanëve dhe si pasojë, 346 veta vdiqën në të dy aksidentet.

Mrekulli
Lajmet Kryesore