Zyrtari: Tregu kinez i këmbimit valutor do të ruajë qëndrueshmërinë

2019-05-20 10:57:19 CRI Komenti juaj Printoni

Një funksionar i bankës qendrore kineze tha se tregu i këmbimit valutor i Kinës dhe kursi i këmbimit të monedhës kineze do të ruajnë qëndrueshmërinë mbi bazën e themeleve të forta ekonomike.

Zv.guvernatori i Bankës Popullore të Kinës Pan Gongsheng u shpreh se ekonomia kineze funksionon përgjithësisht në mënyrë të qëndrueshme, ndërsa treguesit kryesorë janë ruajtur në një nivel të arsyeshëm.

Ai shtoi se tregu i këmbimit valutor i Kinës ka funksionuar në mënyrë të qëndrueshme me shtimin e fluksit të kapitalit jashtë Kinës, duke rritur rezervat valutore dhe pritshmëritë për qëndrueshmërinë e tregut.

Numri dy i bankës qendrore kineze theksoi gjithashtu se Kina do të vazhdojë të nxitë hapjen financiare dhe do të thellojë reformën e këmbimit valutor. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore