Hungari: Kryhet thirrja e parë telefonike 5G, duke përdorur pajisjet e ZTE-së

2019-05-20 10:14:25 CRI Komenti juaj Printoni

Në Hungari është kryer me sukses thirrja e parë telefonike provë 5G, duke përdoruar pajisjet e prodhura nga kompania kineze e telekomit ZTE.

Kompania i kishte paraqitur detajet e pajisjeve 5G në një konferencë të mbajtur në shtator 2017 në Budapest.

Thirrja e parë 5G u bë në një sistem të mbyllur testimi dhe arriti një shpejtësi që u mundëson përdoruesve të ngarkojnë film me qartësi të lartë brenda 20 sekondash.

Shpejtësia e transmetimit përafërsisht do të dyfishohet kur rrjeti 5G të bëhet i disponueshëm për përdorim komercial.

(Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore