Rriten 88.8% investimet direkte të Kinës në EQL

2019-05-17 10:52:27 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë së Kinës Gao Feng tha më 16 maj se në 4 muajt e parë të këtij viti investimet direkte të Kinës jashtë vendit arritën mbi 233 miliardë 400 milionë juanë, një rritje 3.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Investimet në vendet pjesëmarrëse të nismës "Një brez, një rrugë" janë pozitive dhe struktura e investimeve vijoi të jetë e larmishme. Ai shtoi se në 4 muajt e parë të këtij viti investimet e Kinës në Azi, Europë, Amerikën e Veriut dhe Afrikë janë rritur, nga të cilat investimet direkte në 16 vendet e Europës Qendrore e Lindore (EQL) u rritën 88.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Mrekulli
Lajmet Kryesore