Merkel: Nuk do të marr asnjë post tjetër politik

2019-05-17 10:41:49 CRI Komenti juaj Printoni

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se nuk do të marrë asnjë detyrë në Bashkim Europian pasi të mbyllë mandatin e saj të katërt si kancelare.

Po atë ditë, në konferencën e shtypit pas takimit me homologun holandez Mark Rutte, Merkel tha se do të tërhiqet nga politika pas vitit 2021 dhe se nuk do të marrë asnjë post tjetër politik në asnjë vend, përfshi Europën.

Spekulimet se Merkel mund të marrë një detyrë të rëndësishme në Bruksel lindën pasi kancelarja tha gjatë një interviste: "Shumë njerëz janë të shqetësur për Europën- përfshirë edhe veten time. Kjo do të thotë se e ndjej gjithmonë e më shumë për detyrë që t'u bashkohem të tjerëve për të siguruar që Europa e ka një të ardhme". (Fang Xiao)

Mrekulli
Lajmet Kryesore