Kina nxit zhvillim rural me digjitalizim

2019-05-17 10:36:18 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze njoftuan se po punohet për përdorimin e teknologjisë digjitale në zonat rurale për të nxitur zhvillimin lokal.

Si një hap drejt modernizimit dhe transformimit rural, zhvillimi digjital rural luan një rol kyç në rigjallërimin rural dhe për një Kinë digjitale.

Kina është zotuar se do të realizohen fshatrat digjitale deri në vitin 2020, me rrjetin 4G në mbi 98% të fshatrave administrative.

Me zhvillimin e teknologjisë së internetit, në vitin 2025 do të ketë një zvogëlim të dukshëm të hendekut digjital mes zonave urbane dhe rurale.

Deri në mes të këtij shekulli, fshatra digjitale do të mbulojnë plotësisht vendin për rigjallërimin rural dhe do të bëhen më shumë përpjekje për nxitjen e ekonomisë digjitale rurale.

Ndërkohë, do të forcohet mbrojtja ekologjike në zonat rurale me teknologji digjitale. (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore