Trump, me plan të ri për reformimin e sistemit të emigracionit

2019-05-17 10:32:03 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i ShBA-së Donald Trump publikoi një plan të ri për reformimin e sistemit të emigracionit të vendit, të bazuar në merita, që i jep përparësi punonjësve të kualifikuar mbi ata me familjen tashmë në vend.

Trump tha në Shtëpinë e Bardhë se ndryshimi më i madh është rritja e përqindjes së emigrantëve të kualifikuar nga 12 për qind në 57 për qind. Kjo përqindje mund të jetë më e lartë nëse është e nevojshme. Ai u shpreh se përqindja e madhe e emigracionit duhet të vijë me meritë dhe aftësi.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë shtoi se sipas këtij plani, emigrantët duhet "të mësojnë gjuhën angleze dhe të kalojnë testin e edukatës qytetare amerikane para pranimit".

Sipas Shtëpisë së Bardhë politikat e reja nuk fokusohen tek zgjerimi i anëtarëve të familjeve që janë tashmë në ShBA. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore