Kina nuk do të marrë pjesë në bisedë bërthamore tripalëshe

2019-05-17 10:13:55 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze njoftuan se nuk do të marrin pjesë në asnjë bisedim tripalësh të kontrollit të armëve bërthamore.

Zv.sekretarja amerikane për Kontrollin e Armëve dhe Sigurinë Ndërkombëtare Andrea Thompson sugjeroi që Kina t'i bashkohet negociatave me Rusinë dhe ShBA-së për një traktat që do të kufizojë zhvillimin e tre palëve për armë bërthamore.

Një zëdhënës nga qeveria kineze tha se Kina do të ndjekë me këmbëngulje rrugën e zhvillimit paqësor.

Zëdhënësi tha se shpenzimet e Kinës për mbrojtjen janë të moderuara dhe të arsyeshme, duke shtuar se forcat e saj bërthamore janë mbajtur gjithmonë në nivelin minimal të kërkuar për garantimin e sigurisë kombëtare.(Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore