BSH: Zgjerimi i investimeve private po mbështet rritjen ekonomike

2019-05-17 09:30:06 CRI Komenti juaj Printoni

Banka e Shqipërisë parashikon rritje të ekonomisë në tremujorin e parë të vitit 2019, e ndikuar nga rritja e kapaciteteve të pashfrytëzuara në tregun e punës, të kapitalit dhe likuiditetit financiar që ka sistemi bankar.

Banka e Shqipërisë prezantoi të enjten raportin e politikës monetare për tremujorin e parë të këtij viti.

Sipas ekspertëve të Bankës Qendrore, rritja ekonomike në tremujorin e parë 2019 do të ndjekë ecurinë pozitive të tremujorit të katërt 2018. Sipas të dhënave të tjera të INSTAT, në tremujorin e fundit 2018, rritja ekonomike ishte 3,1%. Në tremujorin e parë 2018 ekonomia u rrit me 4,42%, në të dytin me 4,32% dhe në të tretin me 4,48%, e nxitur kryesisht nga sektori energjetik.

Banka Qendrore bën të ditur se, zhvillimet ekonomike në vend janë mbështetur, ndër të tjera, nga politika monetare lehtësuese. Niveli i normës bazë të interesit, orientimi i tregjeve mbi ecurinë e ardhshme të politikës monetare dhe injektimi i vazhdueshëm i likuiditetit në tregun ndërbankar, kanë ulur kostot e financimit të sektorit privat, duke nxitur rritjen e konsumit dhe të investimeve. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore