Udhëheqësit botërorë vlerësojnë Kinën për forcimin e shkëmbimeve të qytetërimit

2019-05-16 10:35:56 CRI Komenti juaj Printoni

Disa udhëheqës të botës kanë vlerësuar lart Kinën për përpjekjet e saj në nxitjen e shkëmbimeve të qytetërimeve dhe njohjen e ndërsjellë.

Ata i bënë vlerësimet gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë e hapjes së Konferencës për Dialogun e Qytetërimeve Aziatike(CDAC) të mbajtur në Pekin.

Presidentja e Singaporit, Halimah Yacob

Presidentja e Singaporit Halimah Yacob tha se kjo ngjarje ka vendosur një shembull të mirë për vendet e tjera për nxitjen e dialogut të qytetërimeve.

"Me siguri, organizimi i kësaj konferënce është një shembull i shkëlqyer për ne, na mëson se si të zhvillojmë dialogun mbi qytetërimet aziatike, dhe dialogun për shkëmbime me qytetërime të tjera të botës. Kjo është ajo që duhet të bëjmë për të njohur më mirë qytetërimet tona, të krijojmë harmoni e respekt, tolerancë dhe mirëkuptim. Por kjo nuk do të thotë që qytetërimi ynë duhet të përfshihet. Ai duhet të jetë një qytetërim që mund të bashkëpunojë me qytetërime të tjera për të pasuruar dhe zhvilluar botën."

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan

Kryeministri i Armenisë Nikol Pashinyan u shpreh se shkëmbimet e ngushta me partnerët rajonalë dhe globalë janë është rruga e vetme për të arritur zhvillimin.

"Sot, ashtu si edhe në të kaluarën, e shohim rrugën e përparimit tonë mbi bashkëpunimin të ngushtë me të gjitha pjesëmarrësit rajonalë e botërorë. Armenia është e angazhuar në procesin e bashkëpunimit dypalësh dhe shumëpalësh, duke përshirë si anëtarë të Bashkimit Ekonomik Euroaziatik, në kuadër të Partneritetit Lindor të BE-së apo pjesëmarrës të nismës 'Një brez, një rrugë' në të cilën Armenia mori pjesë në vitin 2015."

Drejtorja e Përgjithsme e UNESCO-së Audrey Azoulay

Drejtorja e Përgjithsme e UNESCO-së Audrey Azoulay tha se konferenca është një shpërblesë për lidhjet e thella të popujve nga vende të ndryshme për mjëra vite.

Konferenca për Dialogun e Qytetërimeve Aziatike që po mbahet në Pekin ka tërhequr 2 mijë zytarë dhe përfaqësues nga 47 vende nga Azia dhe jashtë saj. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore