Kompania kineze nënshkruan marrëveshje me Volvo-n

2019-05-16 10:17:23 CRI Komenti juaj Printoni

Prodhuesi kryesor kinez i baterive jonike të litiumit dhe sistemit të ruajtjes së energjisë ka arritur një marrëveshje miliarda dollarësh me kompaninë suedeze të automjeteve Volvo.

Kompania kineze CATL do të furnizojë me bateri jonike të litiumiut gjeneratën e ardhshme të Volvos dhe modelet Polestar gjatë dekadës së ardhshme.

Modulet e baterive të CATL-së do të përdoren në versionin e ardhshëm të Volvo2 dhe në platformat modulare të automjeteve CMA në mbarë botën.

Në vitin 2017, Volvo njoftoi se të gjitha modelet që prezantoi prej vitit 2019 do të jenë ose hibride ose vetëm me bateri, duke u bërë prodhuesi i parë i automobilave që braktis motorin me djegie të brendshme. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore