Britania e gatshme të angazhohet në nismën e Kinës "Një brez, një rrugë"

2019-05-16 10:02:33 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Këshillit të Biznesit Kinë-Britani tha se kompanitë britanike janë të angazhuara për të kapur shanset nga prosperiteti i Kinës dhe për të mbështetur rritjen e vendit përmes pjesëmarrjes në nismën "Një brez, një rrugë".

Shumë kompani në Britani tashmë kanë nisur të shohin frytet duke luajtur një rol aktiv në projektet e nismës së propozuar nga Kina.

Kompania e konsulencës inxhinierike në Mbretërinë e Bashkuar "Mott MacDonald" ka punuar me korporatën "PetroChina" në Irak dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, veçanërisht në Dubai dhe Abu Dhabi, për më shumë se 10 vjet.

Projekti kinez e ka ndihmuar kompaninë britanike në sigurimin e 6-10 milionë dollarëve të ardhura nga taksat çdo vit gjatë dekadës së fundit. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore