Turqia dhe Rusia me grup të përbashkët pune për Idlibin e Sirisë

2019-05-16 09:48:14 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin kanë rënë dakord të formojnë një grup pune të përbashkët mbi çështjen Idlibit të Sirisë.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu tha se për momentin nuk ka sulme të drejtpërdrejta kundër bazave ushtarake turke në Idlib, por Ankaraja ka shqetësimet e saj.

Ministri tha se ofensivat e reja nga ushtria e qeverisë siriane që synojnë bastionin e rebelëve po dëmtojnë perspektivën e krijimit të një komiteti të mbështetur nga OKB për të hartuar një kushtetutë të re siriane.

Rusia ka kohë që po nxit Turqinë për nisjen e një ofensive ushtarake kundër zonave të kontrolluara nga kundërshtarët. Rusia është shprehur se Ankaraja nuk arriti të bindte opozitën që të tërhiqej nga një zonë tampon për të cilën ishte rënë dakord në marrëveshjen e Soçit në shtator.(Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore