Pekin, zhvillohet Forumi i Ndikimit Global të Qytetërimeve Aziatike

2019-05-16 19:19:09 CRI Komenti juaj Printoni
Të mërkurën u zhvillua në Pekin Forumi i Ndikimit Global të Qytetërimeve Aziatike. Në këtë veprimtari të pranishmit ndanë mendimet e tyre për shkëmbimet mes qytetërimeve.

Në fjalimin e tij në ceremoninë e hapjes së Konferencës për Dialogun e Qytetërimeve Aziatike (CDAC), presidenti i Kinës Xi Jinping u shpreh se larmia e qytetërimeve nxit shkëmbimet, shkëmbimet nxitin mësimin e ndërsjellë, mësimi i ndërsjellë nxit zhvillimin. Kështu nxiten shkëmbimet mes vendeve, kombeve dhe qytetërimeve të ndryshme të botës, duke konsoliduar bazën njerëzore për krijimin e bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit.

Përfaqësuesit në forum mirëpritën mendimet e udhëheqësit kinez. Ministri i Informacionit i Kamboxhias Khieu Kanharith tha që ka nevojë për mirëkuptim mes qytetërimeve të ndryshme:

"Qytetërimi është produkt i evoluimit afatgjatë dhe përputhet me realitetin ekonomik dhe gjeografik të shoqërisë njerëzore. Të kërkosh mirëkuptim për të kuptuar çdo qytetërim do të thotë të kuptosh qëndrimin e asaj shoqërie specifike, të kuptosh që pse përballë së njëjtës çështje, shoqëritë e ndryshme reagojnë në mënyra të ndryshme. Kur njihemi me qytetërimet e tjera, bëhemi modestë dhe heqim dorë nga arroganca, si edhe nxisim zhvillimin dhe dialogun me anë të bashkëpunimit."

Lidhur me katër propozimet e presidentit Xi për nxitjen e shkëmbimeve mes qytetërimeve, profesori i Universitetit Kombëtar të Singaporit Zheng Yongnian tha që shkëmbimet e mësimi nga njëri-tjetri janë të domosdoshme nëse një qytetërim dëshiron të ruajë gjallërinë e vet:

"Globalizmi i informacionit është prirje. Çështja se cili prej qytetërimeve do të zhvillohet më mirë varet nga shkalla e hapjes dhe gjithëpërfshirjes së tij. Kur flitet në anën tjetër të oqeanit për përplasjen e qytetërimeve, në anën këtej flitet për përfshirjen e dialogun, të cilat janë një prirje e madhe dhe e drejtë."

(Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore