Zbulimi i roverit hënor kinez mund të nxjerrë sekretet e Hënës e të Tokës

2019-05-16 16:56:23 CRI Komenti juaj Printoni

Roveri "Yutu-2" i Kinës ka gjetur materiale nga thellësia e Hënës që mund të ndihmojnë në zbulimin e misterit të përbërjes së mantelit hënor.

U zbulua se dheu hënor në zonën e uljes së sondës "Chang'e-4" përmban olivininë dhe piroksen, që vijnë nga shtresa e mantelit thellë në brendësi të Hënës.

"Chang'e-4" u ul me sukses në kraterin "Von Karman" në pellgun Poli i Jugut-Aitken më 3 janar.

Deri tani, roveri ka siguruar të dhëna spektrore me cilësi të lartë në dy vende.

Analizat tregojnë se dheu hënor në zonën e uljes përmban një sasi të madhe olivine e pirokseni me përqindje të ulët kalciumi, dhe një sasi të vogël pirokseni me përqindje të lartë kalciumi, të cilat ka shumë të ngjarë të jenë nga manteli hënor.

Mrekulli
Lajmet Kryesore