Xi, mban fjalim në Konferencën e Dialogut të Qytetërimeve Aziatike

2019-05-15 10:58:52 CRI Komenti juaj Printoni

Konferenca e Dialogut të Qytetërimeve Aziatike u organizua më 15 maj në Pekin. Në fjalimin e tij e ceremonisë së hapës presidenti i Kinës Xi Jinping bëri thirrje që vendet e ndryshme të zbatojnë parimet e barazisë dhe të respektit dhe të heqin dorë nga paragjykimet në procesin e shkëmbimeve dhe të mirëkuptimit të ndërsjellë të qytetërimeve dhe të thellojnë njohjen për dallimet mes qytetërimeve.

Ai nënvizoi se Kina është e gatshme të punojë me vende të ndryshme për mbrojtjen e trashëgimive kulturore aziatike dhe të ofrojë përkrahje të nevojshme për trashëgimin e qytetërimeve.

Xi Jinping tha se çdo qytetërim është kristali i bukurisë, duke theksuar bukurinë e krijimit. Nuk duhet të ketë konflikte mes qytetërimeve, por sy që shijojnë bukurinë e tyre. Ai shtoi se gjërat e bukura janë të ndërlidhura. Vendet aziatike duhet të plotësojnë dhe të gjallërojnë qytetërimet e tyre dhe të krijojnë kushte për qytetërimet e të tjerëve, për të krijuar një lulishte botërore shumëngjyrëshe.

Në Konferencën e Dialogut të Qytetërimeve Aziatike, të hapur të mërkurën në Pekin, presidenti kinez Xi Jinping u bëri thirrje vendeve të ndryshme, të thyejnë pengesat e shkëmbimeve kulturore me vendosmëri dhe të thithin ushqyesit e qytetërimeve të tjera me qëndrim gjithëpërfshirës. Ai tha se Kina është e gatshme të forcojë shkëmbimet me të rinjtë, organizata joqeveritare, krahina dhe media të vendeve të ndryshme aziatike dhe të kërkojë mënyra të reja të bashkëpunimit të thellë, që të krijojë kushte për nxitjen e shkëmbimeve dhe të kuptuarit të ndërsjellë midis qytetërimeve aziatike.

Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping paraqiti të mërkurën 4 propozime mbi nxitjen e shkëmbimeve të qytetërimeve aziatike. Ai theksoi se zhvillimi i pandërprerë i qytetërimeve duhet të përputhet me kërkesat e kohës dhe të jetë inovativ. Ai shtoi se duhet të gjejmë metodat thelbësore për nxitjen e përparimit të civilizimeve dhe të krijojmë qytetërime me bukuri të përhershme.

Kina është e gatshme të zbatojë planet nxitëse për turizmin aziatik, nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe forcimin e miqësisë me popojt aziatikë.

Në vitin 2018, 160 milionë turistë kinezë udhëtuan jashtë vendit dhe 140 milionë turistë të huaj erdhën në Kinë.

Presidenti Xi shtoi se Kina e sotme nuk është vetëm e Kinës, por është Kina e Azisë dhe Kina e botës.

Ai vuri në dukje se qytetërimi kinez është pjesë e rëndësishme e civilizimit aziatik. Prej antikitetit, qytetërimi kinez ka evoluar vazhdimisht dhe në kohë të ndryshme dhe ka ndjekur kërkesën e frymës së thellë të kombit kinez. Ai shtoi se Kina në të ardhmen do të hapë më tej derën e saj dhe do t'i kontribuuojë botës me një qytetërim më dinamik.


1 2
Mrekulli
Lajmet Kryesore