Xi, mban fjalim në Konferencën e Dialogut të Qytetërimeve Aziatike

2019-05-15 10:58:52 CRI Komenti juaj Printoni
Konferenca e Dialogut të Qytetërimeve Aziatike u hap të mërkurën në Pekin me një fjalim të kryetarit të shtetit të Kinës Xi Jinping.

Në këtë konferencë janë të pranishëm gjithashtu krerë shtetesh dhe qeverish të Kamboxhias, Greqisë, Singaporit, Sri-Lankës dhe Armenisë, Mongolisë si dhe drejtues të UNESCO-s dhe të organizatave të tjera ndërkombëtare.

Konferenca e Dialogut të Qytetërimeve Aziatike, me temë "Shkëmbimet dhe njohja e ndërsjellë dhe komuniteti i fateve të përbashkëta të qytetërimeve aziatike", ka tërhequr pjesëmarrjen e të rinjve, studiuesve, funksionarëve dhe anëtarëve të organizatave ndërkombëtare nga 47 vende në Azi dhe jashtë saj. Krahas ceremonisë së hapjes, do të zhvillohen edhe nënforume, Festivali i Kulturave Aziatike, Java e Qytetërimeve Aziatike si dhe mbi 110 aktivitete të tjera.

Në fjalim, presidenti Xi Jinping tha se aktualisht bota po nxitet drejt multilateralizmit, globalizmit, shumëllojshmërisë kulturore dhe informatizimit dhe shoqëria njerëzore është e mbushur me shpresë. Por ai vuri në dukje njëkohësisht se paqëndrueshmëria dhe destabiliteti gjendjes ndërkombëtare po bëhen më të dukshme dhe sfidat globale me të cilat po përballet njerëzimi po bëhen më të ashpra. Ai shprehu bindjen se Konferenca e Dialogut të Qytetërimeve Aziatike do të ofrojë një platformë të re për të forcuar zhvillimin e dialogut të barabartë dhe të kuptuarit mes qytetërimeve të ndryshme të botës.

Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping tha të mërkurën se Azia është një nga vendbanimet më të hershme të njerëzimit dhe vendburim i rëndësishëm i qytetërimit njerëzor. Gjatë mijëra viteve të zhvillimit, popujt aziatikë kanë krijuar arritje të shkëlqyera të qytetërimit. Qytetërimet e ndryshme janë të lidhura me njëri-tjetrin dhe kanë plotësuar njëri-tjetrin, duke shkruar një epikë qytetërimesh.

Tani, "Një brez, një rrugë", "Dy korridore e një unazë", "Bashkimi Ekonomik Euraziatik" kanë zgjeruar rrugët e shkëmbimeve mes qytetërimeve të ndryshme. Qytetërimet aziatike janë në zhvillim dhe rritje gjatë shkëmbimeve brenda Azisë dhe madje tërë botës, duke ofruar opsione të pasura për qytetërimet botërore.

Presidenti Xi theksoi se popujt aziatikë duan një Azi të hapur, me paqe e lulëzim të përbashkët. Xi u bëri thirrje vendeve aziatike për respekt të ndërsjellë dhe bashkëjetesë në harmoni, dhe të nxitin së bashku një globalizim ekonomik të hapur, gjithëpërfshirës, të favorshëm, të ekuilibruar dhe me përfitime të përbashkëta.

Ai shprehu shpresën se vendet aziatike do të bashkëpunojnë për zhdukjen e varfërisë në disa vende dhe të krijojnë jetë të pasur për fëmijët. Ai shtoi gjithashtu se shpreson që vendet aziatike mund të mbajnë një qëndrim të hapur dhe të nxisin koordinimin e politikave, ndërlidhshmërinë infrastrukturore, lidhjet tregtare, ndarjen e përbashkët të fitimeve dhe nxitjen e shkëmbimeve njerëzore e kulturore, duke ndërtuar një komunitet të përbashkët fatesh të Azisë dhe të njerëzimit.

Presidenti Xi bëri thirrje që vendet, kombësitë dhe kulturat e ndryshme të forcojnë shkëmbimet dhe mirëkuptimin e ndërsjellë, të forcojnë së bashku themelin kulturo-njerëzor të komunitetit të fateve të përbashkëta të Azisë dhe të mbarë njerëzimit.


1 2
Mrekulli
Lajmet Kryesore