E ashtuquajtura "vjedhje" është vetëm një vetëmashtrim donkishotesk

2019-05-15 21:38:38 CRI Komenti juaj Printoni

 

Kohët e fundit, disa politikanë amerikanë kanë thënë se ShBA-ja është një "kuti kursimesh", nga e cila të gjitha vendet vjedhin para, përfshirë edhe Kinën. Fjalëve të tilla jo vetëm u mungon logjika ekonomike, por janë edhe një mashtrim donkishotesk i vetes dhe i të tjerëve.

Ligjet e tregut tregojnë se, nëse arrihet një marrëveshje midis blerësit dhe shitësit sipas vullnetit të tyre, atëherë ky biznes duhet të jetë reciprokisht i dobishëm për të dy palët. E njëjta gjë vlen edhe për bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar midis Kinës dhe ShBA-së. Gjatë viteve, të dy palët, nëpërmjet shkëmbimeve tregtare, kanë realizuar zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin industrial e kanë siguruar përfitime të mëdha ekonomike.

Të dhënat tregojnë se ShBA-ja ka marrë përfitime të mëdha nga tregu kinez. Për shembull, në vitin 2017 Kina ka paguar 7.13 miliardë dollarë për përdorimin e pronësisë intelektuale të ShBA-së, duke zënë 25 % të tërë shpenzimeve të Kinës në këtë fushë. Nga viti 2008 deri në vitin 2017, eksporti i mallrave amerikane në Kinë u rrit 86 %, ndërsa eksportet amerikane në mbarë botën patën një rritje vetëm prej 21%. Krahas kësaj, Shtetet e Bashkuara kanë një suficit të madh tregtar me Kinën në sektorin e turizmit, transportit, të drejtave të pronësisë intelektuale, sigurimeve etj. ShBA-ja ka zënë një pjesë të madhe të tregut kinez dhe ka siguruar fitime të konsiderueshme nga Kina.

Prandaj, akuzat e pabaza të ShBA-së ndaj Kinës për "vjedhje" janë një gënjeshtër e plotë. Lidhur me këtë, ekonomisti i famshëm amerikan Stephen Roach nënvizoi se Shtetet e Bashkuara e trajtojnë Kinën si "kokë turku". Ky është një mashtrim donkishotesk i vetes e i të tjerëve dhe një pretekst për të mos trajtuar problemet e veta, si niveli i ulët i kursimeve bankare, ulja e normës së lindshmërisë etj. Për zbutjen e tensioneve midis Kinës dhe ShBA-së duhet të ndiqet koncepti i "përfitimeve të përbashkëta" në vend të "fituesi i merr të gjitha".

Mrekulli
Lajmet Kryesore