Qytetërimet nuk kanë hierarki

2019-05-15 21:25:40 CRI Komenti juaj Printoni

Të mërkurën u hap në Pekin Konferenca për Dialogun e Qytetërimeve Aziatike (CDAC). Presidenti i Kinës Xi Jinping mbajti në ceremoninë e hapjes një fjalim tematik, ku theksoi që njerëzit kanë vetëm dallime në ngjyrën e lëkurës e gjuhë dhe se qytetërimet nuk kanë hierarki. Mendimet e kreut të shtetit kinez gjetën jehonë te udhëheqësit, zyrtarët, studiuesit dhe përfaqësuesit e mediave të vendeve të ndryshme që marrin pjesë në këtë konferencë.

Ditët e fundit, një pjesë e politikanëve perëndimorë po përpiqen të provokojnë një raund të ri të "teorisë së përplasjes së qytetërimeve", duke propaganduar prapë që "qytetërimet e ndryshme do të çojnë patjetër në konflikte". Në këtë kontekst, organizimi i Konferencës për Dialogun e Qytetërimeve Aziatike cilësohet si një veprimtari që zhvillohet "pikërisht në kohë".

"Respekti i ndërsjellë, trajtimi i barabartë; vlerësimi i qytetërimit tënd dhe i atij të të tjerëve; hapja, përfshirja, mësimi i ndërsjellë; zhvillimi sipas prirjes bashkohore dhe inovacioni," janë katër propozimet e presidentit Xi për nxitjen e shkëmbimeve ndërmjet qytetërimeve aziatike e botërore, dhe ndërtimin e bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit. Xi theksoi që qytetërimi, si çdo organizëm i gjallë, nëse izolohet nga të tjerët, nëse nuk evoluon sipas prirjes së kohës, do të zhduket.

Paqja dhe prosperiteti i përbashkët i Azisë kërkon jo vetëm fuqinë ekonomike e teknologjike, por edhe kulturore. Xi theksoi se çdo qytetërim ka vlerën e vet dhe nuk ka hierarki ndërmjet qytetërimeve të ndryshme. Kjo thënie është kundërpërgjigje e fortë ndaj "teorisë së përplasjes së qytetërimeve" të politikanëve perëndimorë.

Kina e sotme nuk i përket vetëm Kinës, por edhe Azisë e botës. Siç e përmendi presidenti kinez, në rrugën drejt së ardhmes më të bukur, "Kina do të përqafojë botën me qëndrim më të hapur dhe do t'i japë kontribut botës me arritje më dinamike në fushën e qytetërimeve".

 

Mrekulli
Lajmet Kryesore