Shangai, Disney-t nxjerr raport për mundësitë e hyrjes në resort

2019-05-14 10:43:36 CRI Komenti juaj Printoni

Disney në Shangai publikoi raportin e tij të parë të mundësive të hyrjes për të përmirësuar më tej përvojën e vizitorëve me aftësi të kufizuara.

Raporti është pjesë e fushatës njëjavore të turistëve për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara para Ditës Kombëtare të Kinës për Ndihmën e Personave me Aftësi të Kufizuara këtë të dielë.

Raporti nënvizoi objektet ku turistët kanë qasje dhe shërbime të tjera të projektuara për personat me aftësi të kufizuara, përfshi rrugë, harta etj për të verbërit.

Kina ka caktuar të dielën e tretë të majit si Ditën Kombëtare të Ndihmës për Personat me Aftësi të Kufizuara që nga viti 1991. Këtë vit, Federata e Personave me Aftësi të Kufizuara Shangai dhe Komisioni Bashkiak Arsimor i Shangait nisën një Program të Përvojës së Punës që nxit njerëzit me aftësi të kufizuara të ndjekin ëndrrat e tyre .

Rreth 300 pjesëmarrës me aftësi të kufizuara do të gëzojnë shërbime të ofruara nga ndërmarrje të ndryshme, duke përfshirë edhe Resortin e Disney-t në Shangai. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore