Ambasadori kinez në Arkivin e Filmit: Është thesar i kulturave

2019-05-13 11:43:54 CRI Komenti juaj Printoni
 

Më 9 maj, ambasadori kinez në Tiranë, z. Zhou Ding vizitoi me ftesë Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit dhe zhvilloi bisedime me drejtoren e arkivit të Filmit znj. Iris Elezi lidhur me bashkëpunimin dhe shkëmbimet kulturore midis dy vendeve.

Gjatë vizitës, z. Zhou u shpreh se filmi është një etiketë e rëndësishme kulturore shqiptare, është histori e gjallë. Arkivi ku rezervohen shumë filma nga vende të ndryshme të botës, duke përfshirë edhe ato nga Kina ka ruajtur kujtime të përbashkëta të dy vendeve dhe është një thesar kulturor.

Ai shtoi se në shekullin e kaluar, filmat shqiptarë janë mirëpritur nga populli kinez dhe kanë hedhur bazë për miqësinë midis dy popujve.

Ambasada e Kinës, tha ai, dëshiron të forcojë shkëmbimet me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit për të nxitur bashkëpunimin në fushat kulturore, artistike dhe turistike.

Sipas tij, në prag të jubileut të 70-të të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Kinë-Shqipëri, ambasada shpreson se nëpërmjet organizimit të aktiviteteve kulturore, ta bëjë historinë e çmuar të lërë gjurmën në jetën e të rinjve të dy vendeve, duke forcuar njohjet dhe shtuar gjallëri të re në miqësinë tradicionale midis Kinës dhe Shqipërisë.

Ndërsa, znj. Elezi u shpreh nga ana e saj se në shekullin e kaluar, 26 filma shqiptare u paraqitën në ekranet e mëdha të Kinës, gjë që pasqyron lidhjen e ngushtë miqësore të dy vendeve. Në arkiv janë rezervuar jo vetëm filmat shqiptare që u mirëpritën shumë nga spektatorët kinezë si "Ngadhënjim mbi vdekje", "Oshëtime në bregdet" etj., por edhe filmat të çmuara dokumentarë për vizitën e kryeministrit të ndjerë z. Çu Enlai dhe filmat kineze si "Vajza me flokë të bardhë" që u shfaqën në kinematë shqiptare. Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit është i gatshëm të forcojë bashkëpunimin me palën kineze, duke afruar më tej zemrat e dy popujve.

Përveç kësaj, ambasadori Zhou u takua më 7 maj në ambasadën kineze në Tiranë me regjisorin e filmit shqiptar "Ngadhënjim mbi vdekjen" Piro Milkani, i cili do të vizitojë Kinën.

Mrekulli
Lajmet Kryesore