Ministri Çuçi: 300 mijë tonë produkte bujqësore të prodhuara në Shqipëri të eksportuara

2019-05-07 09:15:37 CRI Komenti juaj Printoni

 Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi ka theksuar se cilësia e produktit bujqësor shqiptar faktohet nga shifrat.

Gjatë një interviste për Report TV, ministri Çuçi ka theksuar se janë 300 mijë tonë produkte bujqësore të eksportuara, që janë prodhuar në serrat shqiptare.

Sipas tij, deklaratat e panikut që hidhen sot në treg janë të dëmshme për fermerin shqiptar. Çuçi tha se fermerët shqiptarë prodhojnë të njëjtin mall si për tregun vendas, ashtu edhe për atë të jashtëm.

"Në lidhje me kualitetin e produkteve shqiptare, mund t'u them vetëm një fakt: janë eksportuar rreth 300 mijë tonë produkte bujqësore dhe këto janë bërë në serrat shqiptare. Në fermë nuk prodhohet këtë parcelë do e bëj për Suedinë, dhe këtë për atë shqiptare", tha Çuçi. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore