Forcat detare kineze, faktor i domosdoshëm për të ruajtur paqen botërore

2019-04-23 10:43:26 CRI Komenti juaj Printoni
Kina ka nisur festimet për të shënuar 70-vjetorin e themelimit të Forcave Detare të Ushtrisë Çlirimtare Popullore.

Një ceremoni hapjeje është zhvilluar në qytetin-port të Qingdao-s në Kinën Lindore për të mirëpritur delegacionet detare nga mbi 60 vende, duke përfshirë rreth 20 anije nga 13 vende.

Komandanti i Forcave Detare Kineze Shen Jinlong bën të ditur se janë organizuar veprimtari për të forcuar shkëmbimet dhe për të nxitur besimin e ndërsjellë midis flotave të vendeve të ndryshme.

Një paradë e madhe detare do të mbahet po sot në Qingdao dhe në hapësirën detare e ajrore pranë për Ditën e Forcave Detare.

Në këtë paradë të përbashkët do të marrin pjesë edhe 32 anije luftarake dhe 39 avionë të Forcave Detare Kineze. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore