Vlera e mallrave të transportuara nga trenat Kinë-Europë rritet mbi 100 %

2019-04-23 10:34:29 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas të dhënave zyrtare, vlera e përgjithshme e mallrave të transportuara nga trenat Kinë-Europë vjet ishte 33 miliardë dollarë amerikanë, duke u rritur 106 % në krahasim me vitin 2017.

Të dhënat tregojnë se trenat e mallrave Kinë-Europë kanë bërë 14 700 udhëtime qysh nga viti 2011 kur filluan.

Rrjeti hekurudhor ndërkufitar ka lidhur 60 qytete kineze me mbi 50 qytete në më shumë se dhjetë vende europiane.

Shërbimi hekurudhor Kinë-Evropë është një pjesë e rëndësishme e nismës "Një brez, një rrugë" dhe pritet të nxitë tregtinë midis Kinës dhe partneres më të madhe tregtare të saj, Europës. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore