Xi Jinping-u thekson përpjekjet për ndërtimin e një shoqërie relativisht të begatë

2019-04-23 10:34:20 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping theksoi bërjen e më shumë përpjekjeve në fusha specifike, për të përmbushur kërkesat e banorëve gjatë ndërtimit të një shoqërie relativisht të begatë.

Sipas tij, megjithëse vendi ka arritur "përparim vendimtar", ende ka fusha që kërkojnë përpjekje të shënjestruara për arritjen e objektivave.

Kreu i shtetit i Kinës i tha këto në një mbledhje të Komitetit Qendror për Çështjet Ekonomike dhe Financiare.

Në një deklaratë të publikuar pas mbledhjes, vihet në dukje se përpjekjet për zhdukjen e varfërisë duhet të përqendrohen në zonat që janë prekur thellësisht nga varfëria. Deklarata thekson se duhet të garantohet zgjidhja e problemit të ushqimit dhe të veshmbathjes së banorëve të këtyre zonave. Gjithashtu, duhet të bëhen më shumë përpjekje që ata të përfshihen në arsimin e detyrueshëm e kujdesin mjekësor bazë, si edhe që t'u sigurohet strehimi.(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore