Britani, votim mosbesimi ndaj kryeministres May nga konservatorët

2019-04-23 09:17:06 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministrja e Britanisë Theresa May do të përballet me një votim tjetër mosbesimi gjatë mandatit të saj. Këtë herë nismëtarët janë nga radhët e bazës së Partisë Konservatore, të cilët kanë si qëllim largimin e May-it për mënyrën si e ka trajtuar ajo çështjen e "Brexit"-it.

Më shumë se 70 drejtues të degëve vendore të Partisë Konservatore kanë nënshkruar një peticion, në të cilin bëjnë thirrje për një mbledhje të posaçme për të diskutuar lidhur me drejtimin e partisë nga kryeministrja. Në këtë mbledhje pritet të zhvillohet një votim jodetyrues.

Në rast fitoreje të votës në mosbesim, kjo mund të ushtrojë trysni ndaj Komitetit të Deputetëve Konservatorë për të gjetur një mënyrë për ta larguar May-in nga detyra e kryeministres.

(Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore