Pekin, zhvillohet Forumi Ndërkombëtar i Risive Mediatike

2019-04-22 19:35:12 CRI Komenti juaj Printoni

Forumi Ndërkombëtar i Risive Mediatike "Një brez, një rrugë" u zhvillua të hënën në Pekin, me pjesëmarrjen e mbi 150 përfaqësuesve nga më shumë se 50 media të 25 vendeve e rajoneve të botës.

Në fjalimin e rastit, drejtori i përgjithshëm i Grupit Mediatik të Kinës (CMG), z. Shen Haixiong u shpreh se CMG-ja po kap shansin historik të zhvillimit me shfrytëzimin e teknologjisë 5G, duke shpejtuar integrimin e platformave të ndryshme mediatike për të krijuar një strukturë të re transmetimi në bazën e teknikave si 5G, 4K dhe Inteligjenca Artificiale(AI).

"CMG-ja është e gatshme të zhvillojë bashkëpunim me mediat e vendeve e rajoneve përgjatë nismës 'Një brez, një rrugë' për nxitjen e shkëmbimeve kulturore nëpërmjet përvojës reciproke me leverdi të ndërsjellë".

Në fjalimet tematike që mbajtën në forum, përfaqësuesit nga Rusia, Argjentina, Japonia etj., shtjelluan gjithashtu qëndrimet e tyre, duke shprehur optimizëm në thellimin e bashkëpunimit mediatik.

Një rezultat i rëndësishëm i këtij forumi ishte një propozim për risitë e transmetimit me teknologjinë 5G dhe 4K mes mediave përgjatë nismës "Një brez, një rrugë". Në këtë dokument u bë thirrje për shtim të bashkëpunimit në zgjerimin e zhvillimit të mediave me përhapjen e teknologjisë së re dhe në ndërtimin e komunitetit të fateve të përbashkëta të njerëzimit.

Ndërsa, në ekspozitën tematike që filloi po të hënën në Pekin, u paraqitën teknikat e fundit mediatike ndërkombëtare.(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore