Nigeri: Hekurudha e ndërtuar nga Kina shënon 1000-ditëshin e funksionimit

2019-04-22 14:18:55 CRI Komenti juaj Printoni
Hekurudha Abuxha-Kaduna në Nigeri është e para linjë hekurudhore në Afrikë e ndërtuar dhe e mbështetur nga Kina me gjerësi mes binarëve sipas standardit modern.

Gjatë mbi 1000 ditëve pas vënies në përdorim, hekurudha ka transportuar mbi 1.5 milionë udhëtarë.

Ky projekt u financua nga qeveria kineze me kredi koncesionare dhe u ndërtua nga Korporata e Inxhinierisë së Ndërtimit e Kinës, që ofron gjithashtu mbështetje teknike gjatë funksionimit.

Linja hekurudhore 186 kilometra e gjatë u vu në funksionim në korrik të vitit 2016 dhe lidh kryeqytetin e Nigerisë Abuxha me Kadunën, një qytet i rëndësishëm industrial në veri të vendit.

Në kushtet e gjendjes së dobët të shërbimeve hekurudhore në Nigeri, Korporata e Inxhinierisë së Ndërtimit e Kinës vendosi që, krahas ndërtimit të hekurudhës, t'i japë edhe Shoqërisë së Hekurudhave të Nigerisë mbështetje teknike, duke organizuar sesione trajnimi për funksionimin efektiv të sistemit hekurudhor.

Menaxheri Jiang Yigao u shpreh se hekurudha Abuxha-Kaduna është vlerësuar gjerësisht nga populli nigerian:

"Ky është një sukses i madh i arritur midis Kinës e Nigerisë në kornizën e nismës 'Një brez, një rrugë'. Në të ardhmen e afërt, do të ndërtohen më shumë hekurudha moderne. Më shumë nigerianë do të gëzojnë shërbime të sigurta, të rehatshme e të përshtatshme hekurudhore."

Pas funksionimit, hekurudha Abuxha-Kaduna e ka zbutur shumë trafikun mes kryeqytetit e shteteve të Nigerit e të Kadunës.

Treni është bërë mjeti më i parapëlqyer i atyre që udhëtojnë nëpër këto krahina.

Biletat e trenit shpesh shiten të gjitha e ndonjëherë edhe korridorët e vagonave janë të mbushur me udhëtarë.

Tani Korporata e Inxhinierisë së Ndërtimit e Kinës po ndërton hekurudhën e dytë moderne në Nigeri, Lagos-Ibadan. Pas përurimit, kjo linjë do të sjellë shumë lehtësi për sistemin e transportit në Nigerinë Jugperëndimore. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore