Xi Jinping: Interneti ka potencial të madh

2019-04-19 14:29:26 CRI Komenti juaj Printoni

Foto: Më 19 prill 2016, presidenti i Kinës Xi Jinping mbajti një fjalim të rëndësishëm mbi simpoziumin e Sigurisë Kibernetike dhe Informazitimin në Pekin.

 

Tre vjet më parë, më 19 prill, presidenti i Kinës Xi Jinping drejtoi një simpozium mbi sigurinë kibernetike dhe informatizimin dhe mbajti një fjalim të rëndësishëm. Në këtë mbledhje, ai u përqëndrua në çështjet kryesore të ekologjisë së internetit dhe teknologjive bazë dhe vendosi drejtimin e qartë për Kinën në promovimin e ndërtimin e internetit dhe nxitjen e zhvillimit të informacioneve të internetit.

Zhvillimi i ri i Kinës, Interneti duhet të luajë rol të rëndësishëm

Me zbatimin e planit "Internet +", përqindja e ekonomisë digjitale në PBB u rrit më tej.

Xi Jinping vuri në dukje se Kina duhet të forcojë ndërtimin e infrastrukturës së informacionit dhe të punojë për zhvillimin e shkrirjes midis internetit dhe ekonomisë reale dhe të përdorë informatizimin për zhvillimin e teknologjisë, sektorit financar, shkëmbimeve mes talenteve dhe në sektorin e logjistikës. Informacionet duhet të luajnë rol pozitiv për ndryshimin e mënyrës së zhvillimit ekonomik dhe rirregullimin e strukturës ekonomike.

Opinioni publik kinez shfaqet në internet

Sot Kina numëron 829 milionë përdorues interneti. Xi Jinping vuri në dukje në këtë simpozium se kur qytetarët vizitojnë faqet e internetit, ata shfaqin opinionet e tyre. Ai u kërkoi drejtuesve të niveleve të ndryshme të shohin më shpesh faqet e internetit, për t'iu përgjigjur aktivitisht shqetësimeve të përdoruesve të internetit. Ai tha se kritikat dashamirëse, mbikëqyrjet e internetit, pavarësisht të paraqitura në mënyrë të ashpër apo të lehtë, duhet jo vetëm t'i mirëpresim, por edhe t'i studiojmë dhe pranojmë!

Teknologjia bazë është faktori kyç më i rëndësishëm i fatit të Kinës

Tani, Kina është ekonomia e dytë e botës, por në sektorin e teknologjisë kyçe ekziston një hendek i madh mes Kinës dhe vendeve të tjera të zhvilluara.

Presidenti Xi theksoi se pavarësisht zhvillimit të madh të një kompanie interneti me vlerë të madhe në tregun e aksioneve, nëse pajisjet thelbësore të tyre varen kryesisht nga importet, fati i zinxhirit të furnizimit të tyre kontrollohet nga të tjerët. Sipërmarrësit, specialistët dhe shkencëtarët kinezë duhet të punojnë së bashku për realizimin e arritjeve të mëdha në teknologjitë bazë.

Gjithashtu, presidenti Xi mbështeti shkëmbimet dhe bashkëpunimin ndërkombëtar mes kompanive të internetit e të informacionit kineze dhe të huaja. Ai nxiti ndërmarrjet kineze në këtë fushë të investojnë jashtë vendit dhe mirëpriti investimin në Kinë të ndërmarrjeve të huaja të internetit, që respektojnë ligjet dhe rregullat kineze.

Kina do të mbrojë sigurinë kibernetike

Infrastruktura e informacionit kyç në sektorët si financë, energji dhe telekomunikacion janë sistemi nervor i operacioneve ekonomike dhe sociale dhe prioriteti më i lartë i sigurisë së rrjetit. Nëse ajo sulmohet, atëherë do të ketë dëme fatale.

Xi Jinping theksoi se Kina duhet të shpejtojë ndërtimin e sistemit mbrojtës të sigurisë kibernetike, duhet të thellojë medoemos studimet përkatëse dhe të mbrojë në mënyrë konkrete sigurinë kibernetike kyçe të vendit. Në këtë mënyrë mund të realizohet në çdo kohë e vend siguria e tanishme në internet.

Kompanitë kineze në internet duhet të jenë të përgjegjshme

Në këtë mbledhje, presidenti Xi Jinping veçoi konkurrencën e egër në tregun kinez të internetit. Ai theksoi se duhet të rregullohet rendi i tregut, të shpejtohet legjislacioni për internetin dhe të përsosen masat mbikëqyrëse. Sa më e madhe një kompani, aq më e madhe është përgjegjësia e saj shoqërore dhe morale. Uebsajtet nuk duhet të shohin vetëm numrin e klikimeve dhe dyqanet në internet duhet të mbrohen nga falsifikimi. Gjithashtu, platformat sociale nuk duhet të bëhen shpërndarëse të thashethemeve dhe motorët e kërkimit nuk duhet të bazohen tek renditja sipas pagesave. Ai shtoi se kompanitë e internetit duhet të jenë të dobishme për shoqërinë dhe popullin.

Gjatë 3 viteve pas fjalimit "19 prillit", nisma të ndryshme kanë forcuar zhvillimin;

-"Plani i Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit të Informatizimit", hartimi i planit të zhvillimit të informatizimit për dekadën e ardhme.

- "Strategjia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike", mbrojtja e sovranitetit, sigurisë dhe interesave të zhvillimit të Kinës në hapësirën kibernetike.

- Ligji për Sigurinë e Internetit, ligji i parë themelor për sigurinë e internetit në Kinë.

- Dispozitat e Përgjithshme të Ligjit Civil duke mbrojtur të drejtat civile të qytetarëve kinezë, vlerat e dinjitetit, personalitetit dhe të privatësisë të çdo qytetari.

Prej publikimit të fjalimit "19 prillit" 3 vjet më parë, janë ndërmarrë e zbatuar një seri masash e politikash për nxitjen e planit strategjik të zhvillimit të sektorit të internetit dhe informatizimit të Kinës. Kina po forcon mbrojtjen e mekanizimit për zhvillimin e internetit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore